Deklarata e djeshme e Maja Kocijancic, zëdhënëses së përfaqësues së lartë të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, se policia serbe bëri një menaxhim të mirë të ndeshjes, u duk e njëanshme për shumë njerëz. Por gazetarja Eriza Zykaj, nuk e ka lënë më kaq. Ndërsa e ka pyetur lidhur me këtë deklaratë, gazetarja duket se ka dashur t’i tregojë zëdhënëses së shumë fakte nuk merren parasysh, siç janë dy prej tyre dhuna e ushtruar ndaj ekipit shqiptar dhe thirrjet e tifozëve serbë “vrajini shqiptarët”. Por Koçijancic sërish ka tentuar të largohet nga deklarata e saj për punën e bërë nga policia, duke u shprehur se ajo çka duhet të merret parasysh nga fjala e saj, është vetëm mesazhi për bashkëpunimin rajonal.
/Shqiptarja.com








