Lëvizja në Maqedoni
dhe Malin e Zi, vetëm me kartë

Lëvizja në Maqedoni<br />dhe Malin e Zi, vetëm me kartë
Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë drejt Maqedonisë dhe Malit të Zi vetëm me karta identiteti. Shqipëria ka firmosur një marrëveshje të re mbi lëvizjen e ndërsjellët të shtetasve me Maqedoninë dhe Malin e Zi. Marrëveshja parashikon lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, duke përdorur për këtë qëllim jo vetëm pasaportat por edhe kartat e identitetit.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë z. Nikola Poposki dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi z. Milan Roćen, respektivisht.

Marrëveshjet parashikojnë lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim jo vetëm pasaportat, por edhe kartat e identitetit biometrike.

Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës së iniciativës rajonale MARRI, në vitin 2010, lancoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i quajtur ndryshe krijimi i një “Shengeni Ballkanik”, nxitur edhe nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. Marrëveshja së shpejti do të nënshkruhet edhe me Bosnjë-Hercegovinën.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online