TIRANE- Transferimi nga Prokuroria e Kurbinit drejt asaj të rrethit Dibër, ka sjellë një përplasje ndërmjet prokurorit Tom Dedaj dhe institucionit të Presidencës. Për mikrofonin e “A1 Report”, Dedaj thotë se prej dhjetorit kërkon një kopje të dekretit të transferimit të tij, ndërsa nga Presidenca i mbyllen dyert.

“Unë quhem Tom Dedaj. Jam aktualisht me detyrë prokuror në prokurorinë e rrethit Dibër dhe deri më datën 13 dhjetor të vitit 2013 kam qenë kam qenë prokuror në prokurorinë e rrethit gjyqësor Kurbin. Nga data 10, 12 dhjetor të vitit 2013, nga titullari i prokurorisë së rrethit Kurbin më thuhet që "Ju duhet të ndërprisni aktivitetin e punës së përditshme në prokurorinë Kurbin pasi jeni transferuar prokuror në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Dibër. Më datën 24.12.2013 i drejtohem Presidentit të Republikës dhe Prokurorit të pPërgjithshëm ku i kërkoj një kopje të dekretit të transferimit. Nga data 24.12.2013 e deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje”, u shpreh Dedaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)