Lëvizja Shqipëri-Maqedoni
vetëm me letërnjoftime

Lëvizja Shqipëri-Maqedoni<br />vetëm me letërnjoftime
Qeveria e Maqedonisë miratoi mbrëmë marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë vetëm me letërnjoftime.

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha deklaroi për Ina se i është dhënë dritë jeshile propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve të të dyja vendeve.

“Me ratifikim dhe hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje, shtetasve të të dyja vendeve iu mundësohet kalimi i kufirit me letërnjoftim biometrike. Me marrëveshjen gjithashtu iu mundësohet që në territorin e vendit tjetër të hyjnë dhe të qëndrojnë më së shumti 90 ditë në periudhë prej 180 ditëve. Kjo marrëveshje që është nënshkruar në muajin dhjetor të vitit të kaluar nga ana e dy ministrive për punë të jashtme në Tiranë do të thellojë më shumë bashkëpunimin e në mes dy vendeve dhe është edhe një hap përpara për bashkëpunimin rajonal “, deklaroi Hoxha.

Marrëveshje për udhëtime vetëm me letërnjoftime tashmë ka hyrë në fuqi me Serbinë, ndërsa pritet firmosja e saj edhe me Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024