Lëvizjet në Prokurori,Salianji zbulon
'skenarin' e Ramës:Tahiri del ...!

Lëvizjet në Prokurori,Salianji zbulon<br />'skenarin' e Ramës:Tahiri del ...!<br>
Deputeti i djathtë, Ervin Salianji, ka komentuar lëvizjet që kanë nisur në radhët e Prokurorisë pas zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku. Duke i lidhur këto lëvizje direkt me kryeministrin Edi Rama, Salianji shkruan në ‘Facebook’ se ‘kamikazi’ nisi atë që pritej.

Sipas tij, ky është një skenar i Ramës për të nxjerrë të pafajshëm ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai shton se tashmë Prokuroria është arma e Ramës për të goditur kundërshtarët brenda dhe jashtë partisë.

“Kamikazi Rama, si Prokuror i Përkohshëm, nisi atë që pritej. Emëron në Drejtorinë për Marrëdhënie Juridiksionale me jashtë, kandidatin tjetër të Ramës që ishte pjese e farsës per zgjedhjen e PPP.

Tani kontaktet për Tahirin me partnerët do i mbajë vetë Rama! Tani qartësohet plotësisht fillimi i vitit të ri; Prokurori Rama e parcelizon dhe prokurorinë siç ka ndarë shtetin dhe administratën, emeron kukullat e veta. Tahiri del i pafajshëm dhe pritet si hero ne PS dhe prokuroria është arma e Ramës për të goditur kundërshtarët brenda dhe jashtë partisë!”, shkruan Salianji.

ervini
(Postimi i deputetit të PD, Ervin Salianji)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi