Lëviznin me armë pa leje 
arrestohen 2 adoleshentë në Tiranë

Dy adoleshentë, të cilët lëviznin me pistoletë pa leje në kryeqytet, u vunë sot në pranga. 

Dy 17-vjeçarë u arrestuan në dy raste të ndryshme nga efektivë të policisë së Kamzës.

Fillimisht, u arrestua 17-vjeçarit K.Q., banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ushtruar ndaj të riut, policia gjeti një pistoletë që 17-vjeçari e mbante në brez pa leje. Pistoleta tip

"TT" u sekuestrua, së bashku me gjashtë fishekë, ndërsa ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se arrestimi 17-vjeçarit K.Q. erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Më pas, u vu në pranga edhe 17-vjeçari E.M., pasi gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet pistoleta tip “Miniblow”, të cilën i riu e dispononte pa leje. Mbi të do të rëndojë e njëjta akuzë.


Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur