Lëvizte me pistoletë në brez,
prangoset në rrugë 21 vjeçarja

Lëvizte me pistoletë në brez, <br />prangoset në rrugë 21 vjeçarja
TIRANË - Një 21 vjeçare ka përfunduar mbrëmë vonë në prangat e bluve të kryeqytetit, teksa lëvizte e armatosur. Sipas burimeve zyrtare, nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Drilona Zef Gega, 21 vjec, banues në Pezë Helmës, komuna Pezë. Mbrëmjen e djëshme, pas një informacioni të marre gjatë kontrollit fizik, ajo u kap në flagrancë nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit Nr.2, tek lokal “Oslo“, në rrugën “Frederik Shiroka“, ku me vetë në trup ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava“, dhe një krëhër me tre fishek, të cilat i mbante pa leje.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale