L. Rama: Sfida e Shqipërisë, lufta
ndaj korrupsionit e qeverisja e mirë

L. Rama: Sfida e Shqipërisë, lufta<br />ndaj korrupsionit e qeverisja e mirë
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka deklaruar në Londër se sfidë kryesore e Shqipërisë ëhstë lufta ndaj korrupsionit dhe qeverisja e mirë.

Duke folur në konferencën “Sfidat e Sigurisë Evropiane” që u mbajt në Londër e ku Rama ishte i ftuar nga Grupi Britanik i Unionit Ndërparlamentar, ai tha se Ballkani është një nyje e rëndësishme e sigurisë europiane dhe se Shqipëria është një faktor i rëndësishëm për sigurinë në Rajon.

Ballkani është një nyje e rëndësishme e sigurisë europiane. Shqipëria është një faktor i rëndësishëm për sigurinë në Rajon. Qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit mbeten sfidat për t’u fituar në Shqipëri”, - tha Luan Rama.

Ai deklaroi se siguria europiane dhe më gjerë, siguria globale, gjenden përballë sfidash të mëdha.

Stabiliteti i Ballkanit, zhvillimi ekonomik dhe integrimi europian i tij mbeten një sfide e madhe dhe me impakt të drejtpërdrejtë në sigurinë europiane, edhe për shkak të interesave ruse në këtë rajon. Ndaj Europa duhet të jetë më e ndjeshme, më e hapur dhe më e vëmendshme ndaj këtij rajoni”, theksoi Rama.

Si një nga anëtarët e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ai foli për angazhimin e Parlamentit shqiptar në përballimin e sfidave të luftës kundër korrupsionit, të reformës në drejtësi dhe në rritjen e rolit monitorues dhe kontrollues në interes të qytetareve për të garantuar qeverisje të mirë.

Konferenca do t’i zhvillojë punimet deri më datë 17 shkurt dhe do të fokusohet veçanërisht në rolin që duhet të luajnë Parlamentet për të përballuar sfidat e sigurisë globale.

Një vëmendje të veçantë konferenca i kushton qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit dhe impaktit që ato kanë në çështjet e sigurisë së çdo vendi dhe të sigurisë globale.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri