LAÇ-Deputetit të Partisë demokratike Mhill Fufi i vjedhin pistoletën në makinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës ku bashkë me pistoletën deputetit i janë vjedhur edhe sendet personale që kishte në makinë.

Deputeti Mhill Fufi e kishte parkuar mjetin pranë banesës dhe ishte larguar.

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se deputeti i PD-së pistoletën e kishte me leje. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.
 

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)