Kamza është dëmtuar në minutën e 18-të, kur Frashëri është ndëshkuar me karton të kuq. Kamza tashmë nis të rrezikojë në fundin e renditjes, ndërsa Laçi barazon Kukësin në vendin e dytë.
Laçi-Kamza 2-0
Uzuni 70’, Rexhinaldo 92’
Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja (Kallaku 46′), Lulaj, Eskerda (Jonuzi 75′), Nika, Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentian Mezani.Kamza: Abdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Idrizaj, Arrabal, Ymeri (Malaj 59′), Rezi (Imeri 74′), Plaku, Fukui, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu.
Kartonë të verdhë: Sefgjini 29’/ Arabal 16′, Çukoviç 17′, Frashëri 18′, Raçiç 59′ Karton i kuq: Frashëri 18′
Teuta ka përmbysur 2 gola në Lushnjë, duke fituar 3-2. Lushnjarët kaluan dy herë në avantazh me Cankën dhe në 34’ rezultati ishte 2-0. Por Hila ngushtoi për miqtë në fundin e pjesës së parë me penallti. Në të dytën, Gjeorgjevski barazoi për Teutën dhe u duk sikur do të kishim përmbysje për durrsakët dhe kjo ka ndodhur në minutën e 93’ me anë të kroatit Dediç. Një fitore që afron Teutën me 1 pikë ndaj Vllaznisë sa I përket luftës për mbijetesë.
Lushnja –Teuta 2-3
Canka 15′, 34′ / Hila 45′, Gjeorgjevski 59′, Dediç 93
Lushnja: Bejte, Magani, Premçi, Bufazi (Korreshi70′), Ruço, Branica, Papa, Gava, Mone, Canka (Çela 69′), Pepa. Trajner: Dritan Çuko.
Teuta: Moçka, Gjeorgievski, Shkalla, A. Bilali (Kruja 41′),Hakaj, Hila, Hrkaç, Dediç, Beqja, Latif, Lajthia (Peqini 57′). Trajner: Gentian Begeja.
Kartonë të verdhë: Gava 22′
a.m/Shqiptarja.com










