La futbollin papritur, Lorik Cana
rrëfen problemet me zemrën
Ish-futbollisti dhe kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka rrëfyer për herë të parë arsyen e vërtetë përse u detyruar të varte “këpucët në gozhdë” kur ende kishte mundësinë të luante në nivele të larta.
Ish-futbollisti dhe kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka rrëfyer për herë të parë arsyen e vërtetë përse u detyruar të varte “këpucët në gozhdë” kur ende kishte mundësinë të luante në nivele të larta.
I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” Loriku ka treguar gjithçka edhe për jetën e tij post sportive.
Ish-kapiteni kuq e zi tregoi se ishin problemet me zemrën ato që i detyruan mjekët të ndalonin Lorikun të luante në fushë.
Megjithatë, pavarësisht këshillave të tyre, Cana luajti edhe një vit deri sa përfundoi edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit.
“Ka qenë një periudhë që unë luaja dhe në fushë ishte dhe defibrilatori në rast se do ishte i nevojshëm, kjo më shqetësonte pak, por më pas e harrova praninë e tij në fushë dhe rrezikun e zemrës dhe luajta deri në ndeshjen e fundit”.
Angazhimet e tij të fundit e kanë mbajtur të lidhur me futbollin. Ai do të nisë realizimin e fushave të sportit për fëmijët në Tiranë dhe më pas edhe në bashki të tjera, si projekti i parë i fondacionit që mban emrin e tij.
Por angazhimet e tij nuk do të mbeten vetëm me fondacionin “Lorik Cana”, teknologjia është një tjetër fushë ku do të investohet nga futbollisti i njohur, gjithashtu certifikimet për t’u bërë trajner janë në planet e tij të afërta.
Dhe sigurisht familja, koha që kalon me djalin dhe të afërmit e tjerë janë prioritetet e tij këtë periudhë.
Ai rrëfeu gjithashtu për dasmën me nusen italiane, Monikën dhe për djali e tyre të vogël Bojken, që i ngjan shumë të dyve kur ishin të vegjël.
Ai tregoi përmes një videoje të martesës, ceremoninë e dasmës, momente intime familjare, madje zbuloi edhe anëtarët e tjerë të familjes Cana.
Loriku është vëllai i madh i dy motrave, Laura dhe Lea 15-vjeçare.
Ai nuk la pa përmendur dhe njohjen me Monikën në një restorant në Itali dhe sesi një rastësi e bukur, solli në jetën e tij shpirtin binjak.
“E pashë rastësisht në një restorant në Romë, i lash numrin tim të telefonit kamerierit dhe ika, erdha në Shqipëri për t’u grumbulluar për ndeshje. Monika më dërgoi pas disa ditësh një mesazh ku me thoshte se këto mënyra kanë dalë nga moda, por mesa duket edhe pse jashtë mode mënyra ime funksionoi”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.8%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 4870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtria amerikane godet caqet e Huthit në Jemen, 15 sulme ajrore! Shpërthime në porblloqe ushtarake dhe aeroport
4 Tetor, 22:36
-
Përmbytje dhe në Malin e Zi, lumenjtë dalin nga shtrati! Qarkullimi në disa zona ndërpritet
4 Tetor, 22:28
-
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in e Vlorës
4 Tetor, 22:16
-
Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona
4 Tetor, 22:08
-
Vlorë/ Pasojat e përmbytjeve, dëmtohen dyert e banesave, inertet dhe balta bllokojnë rrugët
4 Tetor, 21:42
-
Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Ukrainë, ambasadori Ernal Filo dorëzon letrat kredenciale
4 Tetor, 21:23
-
Përmbytje në Bosnje-Hercegovinë,19 të vdekur dhe shumë të zhdukur! Begaj mesazh ngushëllimi homologut boshnjak për viktimat
4 Tetor, 21:17
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, dendësia e ujit bllokon qarkullimin! Makinat për pak sa nuk fundosen
4 Tetor, 21:15
-
Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje! Në Mal të Zi lumenjtë dolën nga shtrati e përmbytën banesa
4 Tetor, 21:09
-
Pogradec/ Rrugët kryesore të qytetit nën ujë, dy akset nacionale 'pushtohen' nga mjegulla
4 Tetor, 21:06
-
Me urinë, gjysmë domate për 4 ditë, 1 gisht bukë, shtatzënë, mbijetova në Korrik 1990 në Ambasadën Gjermane! Angjelina Schwenk
4 Tetor, 21:05
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
4 Tetor, 20:51