La gruan për Zajminën, vajza e biznesmenit feston sot 13-vjetorin (Foto)

La gruan për Zajminën, vajza e biznesmenit feston sot 13-vjetorin (Foto)

Këngëtarja shqiptare Zajmina Vasjari dhe partneri i saj Klodian Asllani

Zajmina Vasjari është një nga këngëtaret më të përfolura shqiptare përsa i përket jetës së saj personale. Ajo ka më shumë se 13 vite në krahët e partnerit të saj dhe vetëm para pak muajsh bënë gjithçka publike. Dyshja janë tashmë edhe prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Khloe.

Mirëpo për ta gjithë ata që se dinë, Biznesmeni Klodian Asllani ka qenë i martuar më parë, dhe nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy vajza, Kristel dhe Jennifer.

Kristel sot ka festuar 13-vjetorin e lindjes së saj, dhe babai së bashku me Zajminën i kanë përgatitur një festë surprizë. “Gëzuar ditëlindjen princeshë,”- shkruan Zai krahas fotos së të voglës. Nga ky postim kuptojmë që këngëtarja ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vajzën e partnerit.

Foto e publikuar nga Zajmina Vasjari 

Por duke bërë një llogaritje të vogël të viteve, diçka na bie në kundërshtim. Pasi siç thuhet prej shumë kohësh, Vasjari e ka njohur partnerin e saj kur ishte 17-vjeçe dhe kanë më shumë se 13 vite së bashku. Por ndërkohë që vajza e parë e Klodianit ka mbushur sot 13 vjeçe, do të thotë që kur biznesmeni u njoh me këngëtaren ishte ende i martuar?! Nejse, gjëra të tilla ndodhin, rëndësi ka që të jenë të lumtur.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prind: 25/08/2018 08:10

    Degjenerimi po kthehet ne norme. Eshte shtuar numri i vajzave qe shkaterrojne familje vetem te babezitura per luks dhe para por edhe prej etjes se meshkujve per te kenaqur epshet e tyre me vajza me moshe gati me femijet e tyre. Media ka rolin magjik ne promovim. Mjer femijet e mjer ne si popull si po katandisemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë