La Kosovën për kombëtaren shqiptare, kush është 19-vjeçari që po shkëlqen me Leccen në Serie A

La Kosovën për kombëtaren shqiptare, kush është 19-vjeçari që po shkëlqen me Leccen në Serie A

Medon Berisha me fanellën verdhekuqe të Lecce-s

Serie A e futbollit është kthyer në polin kryesor të futbollistëve të kombëtares shqiptare. Shtatë nga emrat që trajneri Sylvinho pritet të ftojë për eliminatoret Euro 2024 janë nga ky kampionat, me talentet kuqezi që vijojnë të bëjnë mirë në elitën e futbollit italian.

I radhës që bën pjesë në ekipin e parë është Medon Berisha, 19-vjeçari që prej verës së shkuar është pjesë e Lecces A. Mesfushori me tipare sulmuese është thirrur nga trajneri Marco Baroni me ekipin e parë, teksa nuk ka debutuar ende në elitën e futbollit italian.

Me ekipin e të rinjve të Lecces, Berisha ka luajtur 21 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola dhe dhënë katër asiste. Në 2.006 minuta të zhvilluara këtë edicion, Berisha ka treguar se veç lojës së mirë di të kthehet edhe në njeriun gol.

I lindur në Zvicër (Munsingen) në 21 tetor 2003, Berisha ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare U-19 në 2 ndeshje, me U-20 në një takim dhe më pas kaloi te Kosova U-21 ku luajti vetëm një takim. Në 23 shtator 2022 Berisha u thirr nga trajneri Alban Bushi me U-21 e Shqipërisë, aty ku ka luajtur një ndeshje. Pritet që debutimi i tij në Serie A t'i hap rrugën për një ftesë edhe në kombëtaren A të Shqipërisë. I gjatë 1.86 metër, Berisha favorizohet edhe nga fiziku i duhur për rolin e mesfushorit dhe fantazistit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani