La papritur shtëpinë e Big Brother, Drini Zeqo tregon i përlotur për herë të parë arsyen

La papritur shtëpinë e Big Brother, Drini Zeqo tregon i përlotur për herë të parë arsyen

Drini Zeqo

Drini Zeqo ka treguar arsyen që e detyroi të ndërpresë përgjysmë garën brenda shtëpisë së Big Brother.

I përlotur në studion e Big Brother, Drini tha se vendosi të largohej pasi motra e tij, personi për të cilin tha se e donte më shumë në jetë vuan nga një problem i shëndetit mendor dhe kishte pasur nevojë për të.

Në fakt gara për mua filloi qëkur regjistrova klipin e parë prezantues. Kur njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e televizionit, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që Big Brother ka një shtrirje të jashtëzakonshme, do të njohin njerëzit në një formë tjetër dhe për aq sa të hecësh të kesh dhe një kauz. Dikush ka famën, dikush paranë, dikush ka fëmijën, në rastin tim kauza ishte motra. Kam shumë vite që jetoj në një familje, me motrën, është dashuria më e madhe në jetë. Dashuria nuk është as koha ndonjëherë, ne dashurojmë me gjithë qenien tonë duke qen pranë fizikisht. Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor. Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vet ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauz është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor. Nënës sime i është dashur të kujdeset dyfish për të. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur”-tha Drini i përlotur.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë