“La Repubblica”/ Katër vjet nga tërmeti, zemërimi i kryetarëve të komunave në Itali: Përgjigje urgjente, përndryshe këto territore zhduken (dhe rindërtimi në Shqipëri që vazhdon)

“La Repubblica”/ Katër vjet nga tërmeti, zemërimi i kryetarëve të komunave në Itali: Përgjigje urgjente, përndryshe këto territore zhduken (dhe rindërtimi në Shqipëri që vazhdon)

Tërmeti i para 4 viteve me pare në Itali, i cili shkaktoi shume viktima e deme, te ngjashme me ato te 26 nëntorit në Shqipëri, ka futur ne sherr komunat me shtetin. Ne nje artikull të gjatë, “La Repubblica” tregon me detaje situatën ne këto komuna, ku edhe pas me shume 4 vitesh, akoma nuk eshte bere rindertimi ne nje shtet te BE e G7, si Italia, nderkohe qe në Shqipërinë tonë të vogël, rindërtimi po ndodh.

Artikulli i “La Repubblica”:  Katër vjet nga tërmeti, zemërimi i kryetarëve të komunave: “Përgjigje urgjente, përndryshe këto territore zhduken”. Apeli i peshkopit të Ascoli Piceno: “Shpresa po shuhet, politikanë veproni shpejt”. Pres që kushdo që vjen këtu, nga qeveritarët, të kërkojë falje. T’i kërkojë falje komunitetit të Italisë Qendrore, që ka pësuar këtë shkatërrim. Do të ishte një akt përulësie. Diçka e tipit: “Gabuam. Duam ta provojmë përsëri, me forca të reja, me mençurinë dhe njohuritë e të gjitha partive, për të zgjidhur problemin”. Në vend të kësaj, ne rrezikojmë të vijnë të na thonë se kanë nisur 10 apartamente, duke harruar se mungojnë 3862. Përtej fjalëve, dështimi gjykohet nga faktet”.
Sergio Pirozzi, ish-kryetari i komunës së Amatrice-s dhe sot këshilltar rajonal, i referohet ndoshta vizitës së fundit të presidentit të rajonit, Lazio Zingaretti, në Amatrice, për të inaguruar pesë apartamente. “Të cilat, përveç të tjerave, nuk kanë as kanalizimet e ujërave të zeza dhe ku, në fakt, nuk jeton ende njeri”, thotë ai.

“Ata duhet ta pranojnë se kanë gabuar, që kanë ndërruar më shumë komisarë se trajnerë futbolli. Sot duhet të nisim një fazë të re. Në të kundërt, kam frikë se kushdo që do të vijë për përvjetorin, do t’u thotë medieve se gjithçka shkon mirë, se po nis rilindja. Nuk është kështu. Qendra rinore, fusha e sportit, qendrat e grumbullimit, pallati i vogël, janë ndërtuar tashmë falë dhurimeve të mëdha, sikurse edhe shkolla, për të cilën morëm gjashtë milionë euro nga Gjermania në vitin 2017 dhe nga të cilat, ndoshta, në shtator do të vënë gurin e parë. Por për çfarë flasim edhe ne?”.

Mendimi i Pirozzi-t përgjithësohet në mesin e kryetarëve të zonës së kraterit: “Situata është ende shumë e keqe, ne jemi në gjendje shumë të keqe. Vura re që në gjashtë muajt e fundit, me ardhjen e komisarit të ri, po punohet shumë dhe po përpiqemi t’i japim atë dinjitet territoreve tona, si në përshpejtimin e rindërtimit, ashtu edhe për një ringjallje ekonomike të territoreve, sepse është e vështirë të vazhdosh të jetosh këtu, në zona të goditura nga tërmeti, ku, fatkeqësisht, ekonomia fshihet. Por kjo nuk mjafton. Bashkitë e vogla me pak vota nuk u interesojnë politikanëv “, thotë kryetari i Acquasanta Terme, Sante Stangoni.
Kryetari cakton një afat kohor, për të disatën herë. “Ne po hyjmë në një vit zero tani, duhet të japim përgjigje, përndryshe dalim tërësisht jashtë loje. Dhe tashmë gati jemi. Kanë kaluar katër vjet. Deri në vitin 2021, qeveria duhet të aktivizojë kanalet, të paktën përsa i përket aspektit të rindërtimit, të zvogëlojë kohën e burokracisë, të na japw më shumë vinça. Paskëtaj vjen edhe ndihma për situatën katastrofike ekonomike këtu, por edhe në qendrat e tjera të prekura. Ne duhet t’i mbajmë të rinjtë këtu, jo t’i bëjmë ata të largohen. Duhet të krijojmë biznese, të ofrojmë lehtësira, përndryshe këtu nuk do të mbetet gjë”, përfundon ai.

“Shpresa po vdes”, thekson Monsinjor Giovanni D’Ercole, peshkop i Ascoli Piceno. “Bilanci sot mund dhe duhej të ishte më mirë, jemi në një situatë të ndërlikuar, të vështirë. Gjithçka duket se është ndalur, rrënojat janë akoma atje dhe burokracia nuk ka lejuar dhe nuk lejon, edhe sot, të bëhen përparime. Njerëzit nuk janë vetëm të dëshpëruar, por edhe janë dorëzuar, që është gjë edhe më e keqe”.

“Unë besoj se, nëse nuk bëhet gjë brenda disa viteve, këto zona do të bëhen të pabanuara”, vazhdon D’Ercole, “dhe kjo do të ishte gjë e keqe jo vetëm për territorin tonë, por për të gjithë vendin, i cili do të humbiste një atraksion të fortë turistik. Armiku absolute, që duhet mposhtur, është burokracia, që po ngadalëson procesin e rindërtimit deri në atë pikë sa gati ta ndalojë atë. Shpresoj që politikanët tanë të mund të bëjnë diçka për ta shembur këtë mur dhe kështu t’u japin shpresë njerëzve, që po dorëzohen, sidomos të rinjve, të cilët kërcënojnë se do të largohen nga këto zona, në kërkim të së ardhmes së tyre diku tjetër”/ Lexo.al.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arifi: 24/08/2020 15:38

    Ska problem se mbas ndertimit te gjitha shtepive te demtuara ne Shqiperi ed Rama do coje firmat shqiptare pa tenderte ndihmoje miqte ta neper tej detit Per te ndertuar SHTEPITE e italjaneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!