La universitetin në Shqipëri për ‘shtëpinë e barit’, dënohet me 1 vit burg, 26-vjeçari në Angli: Familja ime është në hasmëri, më premtuan punë në ndërtim

La universitetin në Shqipëri për ‘shtëpinë e barit’, dënohet me 1 vit burg, 26-vjeçari në Angli: Familja ime është në hasmëri, më premtuan punë në ndërtim

Shqiptari i dënuar në Angli, Gerald Xixi

ANGLI- Një i ri shqiptar është dënuar me një vit burg nga gjykata në Britaninë e Madhe pasi u kap në një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit.

26-vjeçari shqiptar u ngjit në çatinë e shtëpisë ku kultivohej kanabi sapo kishte  pikasur policinë, e cila hyri me forcë në shtëpi. Duke tentuar për t’ju larguar policëve, i riu vrapoi nëpër çatitë e shtëpive të tjera për rreth gjysmë ore derisa u kap nga policia.

Në shtëpi, policia gjeti 130 bimë me vlerë 60 mijë euro, që kultivoheshin nën kujdesin  e 26-vjeçarit ndërsa sipas autoriteteve ata kishin vendosur në rrezik edhe shtëpitë e tjera ngjitur për shkak të lidhjes së energjisë elektrike jo të duhur, duke gërmuar dhe duke prekur direkt kabllon e energjisë elektrike

Geraldo Xixi tha para gjykatës se familja e tij ishte në “gjakmarrje” në Shqipëri  pasi babai kishte vrarë një person në qytetin e tij të lindjes.

I riu tha se kishte hyrë ilegalisht në  Angli, i ndihmuar nga një prej bandave shqiptare që merrej me kultivimin e kanabisit, po ashtu, u shpreh se kishte rënë pre e bandave të trafikut të drogës me premtimin se do të punonte në ndërtim. Por ai është shfrytëzuar prej tyre pasi ata ishin në dijeni të përfshirjes së familjes së tij në gjakmarrje.

Shqiptari ka deklaruar gjithashtu se i duhej të mblidhte para për t’u kujdesur për nënën e sëmurë. Prokurorja e çështjes tha se i riu shqiptar nuk ka pasur asnjë dënim të mëparshëm në Britaninë e Madhe. Ata i kanë dërguar kërkesë autoriteteve shqiptare për të mësuar për ndonjë dënim të mundshëm në Shqipëri, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje. Sipastyre, Xixi studiuar për menaxhim biznesi në Shqipëri, por ai e kishte lënë shkollën të papërfunduar për shkak se shëndeti i nënës së tij ishte përkeqësuar dhe për këtë arsye ai kishte ardhur në Britaninë e Madhe për të bërë para sa më shpejt të ishte e mundur për kujdesin mjekësor të nënës së tij.

Gjykatësi tha se ai nuk besonte shumë në bazën e pranimit të fajësisë së Xixi, por meqenëse nuk po kundërshtohej nga prokuroria, ai do t'i qëndronte besnik në dhënien e dënimit. Me një çerek zbritje për pranimin e fajësisë, Xixi u dënua me 12 muaj burg.

Pas përfundimit të burgut, Xixi do të dëbohet në Shqipëri, ndërsa deportimi në atdhe do të varet nga Ministria e Brendshme.

 

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi