Labinot Mal, lajmi i mirë nga Balla:
Qendër shëndetësore moderne

Labinot Mal, lajmi i mirë nga Balla:<br />Qendër shëndetësore moderne<br>
Në qendrën shëndetësore Labinot Mal, e cila u shërben rreth 350 pacientevë çdo muaj, por në të nuk është vënë dorë prej 20 vitesh dhe ndërtesa ka dalë jashtë funksionit të saj.

Ndërtesa është përfshirë nga lagështira dhe nuk plotëson as kushtet minimale për të ofruar shërbim shëndetësor.

Taulant Balla, ka qenë në Labinot Mal për t’u komunikuar banorëve dhe personelit shëndetësor se kjo qendër shëndetësore do të rikonstruktohet totalisht brenda vitit.

“Kjo është një qendër shëndetësore që ofron shërbim për rreth 300-350 pacientë në muaj, pra përafërsisht në vit këtu marrin shërbim 4000-4500 persona. Hera e fundit kur është vënë dorë në këtë qendër shëndetësore është para 20 vitesh. Kjo qendër shëndetësore do të përfshihet në projektin e rikonstruksionit të 100 qendrave shëndetësore këtë vit, pjesë e projektit të madh të rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore që do të rikonstruktohen në 4 vitet e ardhshme”, tha Balla.

Sipas mjekut Rexhep Kaçuli, ndërhyrjet e pjesshme që i janë bërë godinës nuk kanë mundur të zgjidhin problemin, ndaj dhe rikonstruksioni total paraqitet emergjent: Kemi bërë një riparim të pjesshëm, por gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon një ndërhyrje totale. Po ashtu kemi probleme me ambulancat, si në fshatin Gur i Zi, ndërsa në fshatrat e tjerë nevojiten vetëm lidhjet e ujit dhe të energjisë eletrike.

Edhe pse është një nga zonat më të thella të Elbasanit, mjeku thotë se në këtë qendër shëndetësore nuk kanë munguar medikamentet, madje janë krijuar edhe rezerva në rastet kur zona bllokohet nga dëbora.
 

[gallery]25537[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit, Rama: Ogur i mirë për këtë vit turistik (Foto)

Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit, Rama: Ogur i mirë për këtë vit turistik (Foto)