FERIZAJ- Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, i ka shpëtuar një atentati, pasi vetura e tij ka shpërthyer nga një bombë e montuar në të, vetëm pesë minuta pasi këngëtari e parkoi para dyerve të shtëpisë së tij.

Media kosovare bën të ditur se shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, pak minuta pasi Labi me familjen e tij kishin zbritur nga makina.

"Në orën 21:00 isha me gruan dhe fëmijët për të blerë. Pasi kam hyrë në shtëpi, pas 5 10 minutave ka eksploduar vetura", ka thënë ai raporton faqja online QIK.

Policia ka nisur hetimet ndërsa këngëtari është shprehur i habitur në lidhje me shpërthimin pasi sipas tij nuk di të ketë ndonjë konflikt me persona të tjerë.

“Vetura m’u shkatërrua plotësisht, ishte një bombë e kurdisur në të, për fat nuk qëllova afër unë apo ndonjë kalimtar tjetër. Vetëm fansat e mi të mos shqetësohen e të tjerat t’ia lëmë policisë në dorë. Unë askujt nuk i kam borxh, e as që i kam bërë dikujt keq”, ka thënë Labi për faqen online Dukagjini.com
(sg/shqiptarja.com)