Laborator kokaine në Elbasan
Kapet edhe nipi i Enver HoxhesVideo-A1 Report në laborator
VIDEO/FOTO
Editorial: Fabula ra!

Laborator kokaine në Elbasan<br />Kapet edhe nipi i Enver HoxhesVideo-A1 Report në laborator<br />VIDEO/FOTO<br />Editorial: Fabula ra!
ELBASAN - Një superoperacion ndërkombëtar me përfshirjen e Policisë së Shtetit, INTERPOL-it dhe EUROPOL-it ka çuar në shkatërrimin e një laboratori të përpunimit të drogës në Labinot-Fushë në Elbasan, i pari i përmasave të tilla në vendin tonë. 11 persona kanë rënë në pranga, mes tyre edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha si dhe dy kolumbianë të cilët përgatisnin kokainën në laborator.

Burime nga Prokuroria thane per A1 Report se në makinen e Ermal Hoxhës janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë parash prej 300 mijë eurosh. Ndërkohë në automjetin e të arrestuarit tjetër, Sajmir Batku janë zbuluar dhe sekuestruar 18 kg lëndë narkotike kokainë duke e çuar në total në 121 kg totalin e kokainës të kapur në këtë superoperacion të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare.

Nga informacionet e marra nga policia bëhet e ditur se koka e grupit kriminal ishte Ilir Hyseni, i cili mësohet se është përgjuar i pari nga ana e autoriteteve të rendit. Më pas pista e përgjimeve është shtrirë edhe në personat e tjerë, ku i dyti është përgjuar edhe Hoxha, çka ka çuar më pas në zbulimin e grupit të trafikantëve. 

Grupi i strukturuar i trafikantëve operonte në ish-magazinat e rezervave të shtetit të braktisura nga viti 1997 nën pretekstin e një firme e cila grumbullonte bimë medicinale. Në këtë mënyrë sasia e lëndës narkotike dyshohet se vinte nga Amerika Latine, përmes këtyre bimëve medicinale, ndërsa pas përpunimit të saj në këtë laborator droge, lënda narkotike më pas trafikohej në tregun e brendshëm dhe në Europë, kryesisht në Gjermani.

kolumbianet me logo
(Në foto: Dy shtetasit kolumbianë të arrestuar nga policia)

Kanë qenë pikërisht autoritetet gjermane të cilat kanë dhënë sinjalizimin, dhe pas hetimeve prej të paktën 6 muajsh është bërë i mundur zbulimin dhe shkatërrimi i këtij rrjeti të mirëorganizuar trafiku narkotikësh.



Sipas burimeve nga Prokuroria janë 24 persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës, ku priten edhe arrestime, mes të tjerash edhe persona të njohur për publikun shqiptar dhe që i përkasin showbizit, ndërsa operacioni vijon në disa rrethe njëherësh. Ndërkohë mësohet se ky grup i struktuar kriminal ka investuar një shumë prej 20 milionë dollarësh për pasuri të patundshme në qytete të ndryshme të vendit të cilat do të sekuestrohen në vijim.

A1 Report në laboratorin e kokainës në Xibrakë

A1 Report edhe gjatë ditës sotme ka shkuar në magazinën ku u zbulua laboratori i përpunimit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Gjatë vëzhgimit u vu re prani e madhe e forcave të policisë, të cilët mbajnë nën kontroll këtë magazinë, në pronësi të shtetasit H.Dalipi banues në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të magazinës nuk ka shtëpi të banuara ndërsa një banor i zonës që merrej me krasitjen e pemëve brenda murit rrethues të këtij objekti pohon se atë e kontaktonte një persona me emrin Keli nga Elbasani, pikërisht për krasitjen e pemëve. Sipas tij nuk kishte vënë re asgjë të dyshimtë vetëm kishte parë disa gra duke punuar në magazina, brenda së cilave sqaron se nuk ka informacion se çfarë aktiviteti kryej.

Policia e Elbasanit po interesohet për pronarët e objektit dhe marrjen e tyre në pyetje.
 
laboratori

Te arrestuarit
  1. Saimir Sadik Batku,  43 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane
  2. Fatmir Xhemal Hoxha, 48 vje, lindur  dhe banues ne Tirane
  3. Kastriot Haxhi Imeri, 47 vjeç, lindur  dhe banues ne Tirane
  4. Gentjan Hasan Gjonaj, 43 vjeç, banues  ne Vlore
  5. Arjan Zeni Dalipi, 50 vjeç, banues  në Elbasan
  6. Kelment Zeni  Dalipi,45  vjeç,  banues në Elbasan
  7. Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, 67 vjeç
  8. Walther Moren Juan Moreno, 42 vjeç banues ne Bucaramanga, Kolumbi
  9. Ilir Skender Hyseni, 47 vjeç,  banues në Tiranë
  10. Ermal Ilir Hoxha, 40 vjeç, banues ne Tiranë
  11. Egest Dankësi, 27 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan
 

(Video: Pamjet brenda laboratorit) Foto


(Video e 2-të: Pamjet brenda laboratorit) FOTO

ermal hoxha
(Në foto: I arrestuari Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës) Foto të tjera

U bë sekuestrimi i provave materiale të lidhura me aktivitetin kriminal:
  • Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar Kokaine.
  • 77.727 kg e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine.
  • 19.8 kg e dyshuar si perziers i lendes narkotike kokaine.
  • 359.400 Euro.
  • 2.769.000 lek të reja.
  • 4150 Dollare Amerikan.
  • Jane sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.
  • Nje arme zjarri automatik model 56.
  • Nje arme zjarri Revolver me mulli.
  • Një armë zjarri e tipit pistoletë  me caliber 9 mm.
  • Tre arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.
  • 174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.
  •  50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.
  •  Katër automjete të tipeve të ndryshme.
  • Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.
  • Një peshore elektronike.
  • 25 aparate telefoni celulare.
  • Jane sekuestruar pese ora te markave te ndryshme. 
  • Jane sekuestruar edhe dy automjete.
  • Jane sekuestruar aksesore per prodhimin dhe paketimin e lendes narkotike te llojit kokaine, si presa, peshore te llojeve te ndryshme, mikrovala etj.
  • Jane sekuestruar sasira të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe perzieres qe sherbejne per prodhimin e substancave narkotike
  • Si dhe nje sasi e konsiderueshme dokumentash të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj. të cilat hedhin drite mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.

Nje trafikant i penduar ne Gjermani dekonspiroi grupin
Disa muaj më parë, policia gjermane në një operacion blic, vuri në pranga një shqiptar, i cili u tha se u kap me një ngarkesë droge. Shqiptari i prangosur nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës u tha se ishte transportues. Pas hetimeve, shqiptari ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë gjermane, ku edhe është bërë e mundur të hidhet dritë mbi një rrjet të fuqishëm ndërkombëtar kokaine, ku vendi i origjinës së drogës ishte Kolumbia dhe qendra e përpunimit ishte Shqipëria.

Gjermanët kanë gjurmuar linjën në bazë të informacionit të marrë dhe rreth një muaj më parë, materiali me emra konkret është sjellë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Informacioni gjerman zbuloi  bandën e kokainës

ferrari
  Foto të tjera

Operacioni
Kokainë e pastër, e papastër, tonelata vaji përzierës, armë, mijëra euro, mjete luksoze të tipit të fundit dhe mbi 100 celularë, janë rezultatet e goditjes që policia i ka dhënë grupit në Elbasan, në vendin ku ishin ngritur edhe laboratorët. Sipas të dhënave të policisë së shtetit, 8 personat janë kapur në kushtet e flagrancës, gjashtë në Elbasan dhe dy të tjerë në lëvizje e sipër. Operacioni që drejtohej nga prokurorë të Krimeve të Rënda dhe krerë të Policisë së Shtetit, ka nisur rreth orës 17.00, ndërkohë që në Elbasan kanë zbarkuar forca speciale policore, për të bërë të mundur ndërhyrjen dhe për të mos lejuar rrjedhjen e informacionit.

Referuar të dhënave policore, deri afër mesnatës, janë arrestuar shtetasit Gentian Gjonaj, 42 vjeç Arjan Dalipi 49 vjeç, vëllai i tij Kelmend Dalipi, 44 vjeç dhe Ilir Hyseni, 48 vjeç, që të gjithë nga Elbasani. Në vendin e ngjarjes, duke punuar në laborator, janë kapur dy kolumbianët Cezar Avila 46 vjeç dhe Valther Morena, 41 vjeç. Në Tiranë dhe Durrës janë bllokuar dy mjete që ishin në shënjestër. Në njërin mjet në Durrës, Policia e Shtetit bën me dije se është arrestuar, nipi i diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, 40 vjeç, ndërsa në një mjet në Tiranë është prangosur me 18 kg kokainë të pastër Sajmir Batku, nga Tirana, 43 vjeç.

Ky i fundit, mësohet se është ndjekur që nga momenti që është ngarkuar në laboratorët në Elbasan dhe është nisur në drejtim të Tiranës deri sa ka mbërritur. Policia nuk bën me dije vendin e prangosjes së Batkut, për arsye hetimore. Ndërsa në lidhje me nipin e diktatorit, policia doli me dy versione; fillimisht që u kap në afërsi të vendit të vendit ku po zhvillohej operacioni dhe më pas, se ndalimi i tij është kryer në Durrës.

Firma e grumbullimit të bimëve medicinale merrte drogën nga Amerika Latine, destinacion Europa
Laboratori i drogës në Labinot-Fushë gjendej brenda  ish-magazinave të rezervave të shtetit të braktisura dhe jofunksionale që në vitet 1997 dhe ku operonte një firmë e cila grumbullonte bimë medicinale. Dyshohet se në mesin e këtyre bimëve medicinale, të cilat vinin nga vendet e Amerikës Latine, transportohej edhe lëndë narkotike e cila më pas përpunohej në këtë laborator dhe më pas për t’u eksportuar drejt vendeve të Europës.

​Burime për televizionin A1 Report, bëjnë të ditura se në këto magazina, operonte një ndër firmat më të mëdha grumbulluese të bimëve medicinale në vend, emri i së cilës nuk dihet ende, por që më pas atë e eksportonte vetëm në Gjermani.

Dhe pikërisht, po të njëjtat burime saktësojnë se sinjalizimi për këtë laborator droge është dhënë nga ana e autoriteteve gjermane ndërsa i gjithë operacioni i zbulimit të këtij laboratori droge është bërë i mundur falë hetimeve prej të paktën 6 muajsh të kryera nga ana e INTERPOL dhe EUROPOL. Por nga ana tjetër operacioni për shkatërrimin e tij mësohet se është kryer nga ana e policisë gjermane.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për A1 Report organizata kriminale ka investuar 20 mln euro pasuri të patundshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat bëhet e ditur se do të sekuestrohen.
 
Ndërkaq, hetimi për zbulimin e rrjetit të trafikut dhe të personave të tjerë të përfshirë, është shtrirë edhe në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

laboratori
laboratori
laboratori me logo
(Në foto: Laboratori ku u gjet kokaina) Foto të tjera

Banorët: Dy magazinat iu dhanë me qera të njëjtit person, në të punonin 4 gra dhe 1 mashkull
A1 Report ka mundur të zbulojë nga dëshmitë e banorëve se ish-magazinat e rezervave të shtetit janë privatizuar prej 5 vjetësh, ndërsa ambientet e tyre, i janë dhënë me qera të njëjtit person, emri i të cili nuk dihet nga banorët.

Sipas tyre, në magazinën e bimëve medicinale, brenda të cilit operonte firma, banorët kishin parë të punonin 4 gra dhe një mashkull. Sipas të dhënave të bëra të ditura nga gazetarja e A1 Report Bardha Nergjoni, dy magazinat, përdoreshin njëra për bimët medicinale, dhe tjetra përdorej për përpunimin e drogës.

Po ashtu bëhet e ditur se punëtorët, nuk dinin se çfarë bëhej në magazinën ku përpunohej droga pasi ata nuk lejohej që të hynin brenda saj, por vetëm të punonin në magazinën ku grumbulloheshin bimët medicinale.

Nga ana tjetër, ambienti i laboratorit të drogës është i survejuar me kamera në të gjitha këndet, çka bën të mendosh se bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të lëndëve narkotike. 


(Video: Lidhja telefonike me gazetaren Bardha Nergjoni)

foto me logo
Foto të tjera

laborator
(Në foto: Laboratori i drogës dhe forcat e policisë gjatë aksionit në orët e mbrëmjes) Foto të tjera



  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani