Laboratori hapësinor kinez
rrezikon të përplaset në tokë

Laboratori hapësinor kinez<br />rrezikon të përplaset në tokë<br>
Laboratori hapsinor kinez "Tiangong 1"ka dalë jashtë kontrollit, rrezikon të bjeri në Tokë deri në prill të 2018-s.Si rregull  digjen në atmosferë, ekspertët,paralajmërojnë për rrezikun e pjesëve të shkëputura gjatë djegjes.

Sipas ekspertëve të hapësirës, pjesë të laboratorit hapësinor kinez "Tiangong 1" kanë të ngjarë të arrijnë në tokë së shpejti. "Shumë laboratorë do të digjen në atmosferë, por disa komponente veçanërisht të mëdha, të tilla si rezervuarët e karburantit, gjithashtu mund të arrijnë sipërfaqen e tokës", tha studiuesi australian i hapësirës Morris Jones gjatë konferencës së shkencëtarëve që po zhvillohet në Francë.

Data se kur sateliti "Tiangong 1" mund të godasi tokën, është e pamundur të parashikohet me saktësi. "Rreziku për të goditur njerëzi ose shtëpitë është jashtëzakonisht i ulët". Në Toulouse të Francës, janë mbledhur rreth njëqind shkencëtarë nga 17 vende, po takohen për Kongresin Botëror. Kongresi i shkencëtarëve do të zgjasi deri të premten, do të fokusohen në kërkimet hapësinore dhe mbrojtjen e tokës.Laboratori hapsinorë ka dalë jashtë kontrollit që prej vjeshtës së vitit 2016.

Nuk është hera e parë që pjesët e laboratorëve hapësinor kanë dalë jashtë kontrollit. Deri më sot stacioni më i madh hapsinorë që ka rrezikuar tokën ka qenë ai i ish- BRSS "Saljut 7", pjesët e të cilit ranë në Argjentinë në vitin 1991 –nuk shkatoj dëme njerëzore. Një rast tjetër është ai i stacionit hapsinorë të SHBA-së, "Skylab", në vitin 1979, tentuan ta rrezonin në hapsirën e shkretëtirës afrikane por dështoj plani, pjesët e mbetura nga djegia në atmosferë u rrëzua mbi Australi.

"Shpresohet se do të jepet më shumë hapësirë për stacionet satelitore dhe hapësinore", tha eksperti hapësinor amerikan Leonard David në konferencën botërore të shkencëtarëve në Francë. Sipas tij shkencëtarët duhej të mendojn për riciklimin e skrapit të stacioneve hapësinore, kështu mund të shmanget rreziku i satelitëve dhe stacioneve hapësinore.

Kina kishte nisur në hapësirë "Tiangong 1" në shtator 2011. Atje, laboratori hapësinor kishte përfunduar gjashtë manovra bashkimesh me anije kozmike kineze të serisë "Shenzhou". Që nga viti i kaluar, pasardhësi i "Tiangong 1" ka qenë gjithashtu duke orbitur tokën. Në laboratorin e ri të hapësirës kineze, dy astronautët mund të qëndrojn më gjatë se në modelin e mëparshëm. "Tiangong 2" gjithashtu ka një kapacitet më të lartë të ngarkimit, për herë të parë mund të rimbushen.

Shkencëtarët kinez po projektojn ndërtimin dhe funksionimin e stacionit të ri hapësinor, i cili do të përfundojë rreth vitit 2022. Sipas planit, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) do të funksiononte në hapsirë deri në vitin 2024. Stacioni i ri hapësinor i Kinës pritet të jetë shumë më i vogël se ISS.Përveç stacionit të tij hapësinor, Kina po planifikon disa udhëtime në hënë dhe një mision në Mars gjatë viteve të ardhshme.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore