Laboratori në Xibrakë, informacioni
gjerman zbuloi  bandën e kokainës

TIRANE- Një informacion i mbërritur nga autoritet gjermane në adresë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,ku kërkohej verifikimi i disa shtetasve shqiptarë, ka çuar hetuesit shqiptarë në zbërthimin e një rrjeti kriminal me në krye shtetasit Ilir Hyseni dhe të dyshuar Ermal Hoxha, nipit të Enver Hoxhës. Vetë agjentët e sektorit kundër drogës në Policinë e Shtetit por edhe ata të Shërbimit Informativ Shqiptar nuk rezulton të kenë pasur asnjë informacion për veprimtarinë e këtij grupi kriminal, shumë të sofistikuar, që arrinte të sillte sasi të konsiderueshme kokaine nga Kolumbia në Shqipëri dhe më pas ta trafikonte atë sërisht në të gjithë vendet e europës.

Në fillim të muajit dhjetor 2014 prokuroria Gjermane kërkoi vetëm verifikimin e shtetasit Ilir Hyseni, pasi ishte personi që kishte dalë në disa përgjime, për trafik ndërkombëtar të drogës. Porosia e Gjermanëve është marë nga Eugen Beci, drejtues i Krimeve të Rënda dhe Olsian Çela prokuror. Përgjatë një muaji e gjysëm janë kryer hetime në disa drejtime dhe vëzhgime në terren, të personit Ilir Hyseni. Këto hetime kanë zbuluar se Hyseni mbante kontakte me një sërë personash dhe se nga bisedat telefonike janë krijuar dyshime të forta se ai kryente aktivitet kriminal.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen