Laboratori, nipi i diktatorit Enver
Hoxha organizator i grupit ‘kokaina’

TIRANE- Ermal Ilir Hoxha, është personi që u prangos gjatë operacionit të djeshëm bashkë me 7 persona të tjerë, të gjithë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës. 40-vjeçari, i cili, njihej përveç të qenurit dy herë nip bllokmenësh edhe për jetën e luksit që bënte mësohet se është në hetim prej një muaji, bashkë me grupin tjetër, ndërsa emri i tij ka dalë gjatë përgjimeve të pjestarëve të grupit.

Nga të dhënat e para të policisë u bë me dije se nipi i diktatorit u kap vetëm pak metra larg laboratorëve të përpunimit të kokainës, në një mjet ku u kapën 18.5 kg kokainë e pastër. Mirëpo më vonë, Policia saktësoi se Hoxha u arrestua në Durrës teksa udhëtonte me makinën e tij. Policia nuk dha detaje në lidhje me arrestimin e Hoxhës, por u bë me dije se emri i tij ka qenë i përfshirë në listën e personave të vënë nën hetim dhe përgjim prej më shumë se një muaji.

Roli i Hoxhës dhe i të tjerëve     
Nga të dhënat e policisë dhe të hetimit, bëhet me dije se përgjatë një muaji hetime ka rezultuar që Ermal Hoxha të ishte pjesë e këtij grupi. Ai gjatë përgjimeve ka rezultuar të jetë një ndër organizatorët kryesor, ndërsa dyshohet se grupin e drejtonte Ilir Hyseni. 48-vjeçari, mësohet se ishte një ndër personat që kishte mundur të drejtonte rrjetin edhe në Gjermani, ndërsa punët në laboratorët e ngritura në Fushë-Labinot i drejtonin dy vëllezërit Dalipi, Arjani dhe Kelmendi.

Ky i fundit sipas policisë, rezulton të jetë i skeduar edhe në Britani po për trafik droge, por ka mundur të largohet pa u prangosur. Ilir Hoxha sipas policisë organizonte lëvizjen e lëndës nga laboratorët ndërsa Sajmir Batku, ishte transportues. Në mjetin e këtij të fundit, policia bëri me dije se sekuestroi 18.5 kg kokainë të pastër, 300 mijë euro dhe një pistoletë. Droga që u kap në mjetin e Batkut ishte nisur në drejtim të Tiranës.

Kolumbianët
Dy shtetasit kolumbianë, dyshohet se gjenden në vendin tonë prej më shumë se 6 muajsh. Sipas të dhënave, ka dyshime se dy të huajt janë garancia e sasisë prej qindra kg e kokainës që është lëvizur në drejtim të vendit tonë. Në momentin  e prangosjes, ata i kanë thënë policisë: “Ne s`dimë gjë se për çfarë flisni ju. Ne nuk merremi me trafik droge”.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen