Laboratori “Virhov”, risi në fushën e analizave gjenetike për autizmin e kancerin, synohet mjekimi i personalizuar sipas ADN-së

Virhov, laboratori që punon me standard dhe protokolle bashkëkohore, prezanton në panairin e kujdesit shëndetësor risitë më të fundit që përfshijnë analizat gjenetike për autizmin, kancerin, metabolizmin e medikamenteve dhe shumë sëmundje të tjera.

Prezantimi ynë në këtë panair ka qenë një prezantim mjaft i veçantë sepse ne prezantohemi me analizat gjenetike që është stadi më i avancuar i diagnozës mjekësore sot në fushën e mjekësisë. Duke qenë se autizmi është një fenomen gjithnjë e më shumë në rritje dhe mundësia për të gjetur një diagnozë për këtë sëmundje është sot një mundësi për pacientët. Standardet gjenetike që ne ofrojmë janë standarde të klinikave në Gjermani të cilat e ofrojnë këtë mundësi sipas standardeve më bashkëkohore.

Genta Dedej, mjeke specialiste e Laboratorit Virhov

Gjatë ditëve të Panairit , laboratori ofron 50% zbritje për të gjitha analizat e alergjive, intolerancës apo analiozave të tjera.

Klinika jonë bashkëpunon me klinikën CeGat në Gjermani, e cila është me famë në botë për panelet të cilat lidhen me sëmundjet neurologjike, tumorale. Sëmundjet sot po quhen sëmundje gjenetike dhe mundësia sot për të dhënë një terapi të personalizuar sipas një dëmtimi gjenetik është sot një risi e shkencës që do të ndihmojë pacientët të mjekohen në mënyrë të drejtë dhe jo në mënyrë shabllon. Klinika jonë e mëundëson këtë risi për pacientët duke bërë teste që merren nëpërmjet gjakut dhe përgjigja del sipas standardeve më të larta.

Genta Dedej, mjeke specialiste e Laboratorit Virhov

Analizat nga klinika Virhov dhe klinika gjenetike Cegat në Gjermani ndihmojnë në një parashikim gati profetik të gjendjes shëndetësore në të gjithë familjen.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astrit: 28/10/2018 01:35

    Ky njoftim është publicitar dhe nuk ka fare gjasa të jetë gjë të vërtetë brenda. Mendoj se është gabim i madh publikimi i tij. Mjekësia e personalizuar, ajo e precizionit etj. janë thjesht projekte shkencore, por janë shumë larg se qenut pjesë e praktikës kuruese në çfarëdo vendi të botës. Jo, nuk ka parashikime profetike të gjendjes shëndetësore të individit ai të familjes! Shumica e testeve gjenetike aktualisht kanë saktësi rreth 60% apo më pak (ku 50% është saktësia kur ka fut kot dhe bën parashikime të rastësishme pa asnjë bazë!). Ky njoftim duhet rishikuar nga redaksia sepse është mbi një aktivitet krejtësisht jo shkencor dhe absolutisht fraudolent. Këto "mrekulli" të mjekësisë nuk janë reale dhe nuk duhen lejuar pacientët te shfrytëzohen financiarisht për përfitime të pamundura. Nuk ka asnjë diagnozë molekulare për autizmin në botë në 2018. As alergjinë apo sëmundjet tumorale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich