Laburistët triumfojnë në Britaninë e Madhe, Rishi Sunak humb zgjedhjet e jep dorëheqjen si kryetar! Kein Starmer kryeministri i ri: Nis ndryshimi

LONDËR- Mbretëria e Bashkuar kthehet majtas. Exit poll-et konfirmojnë atë që sondazhet kanë thënë prej muajsh: Laburistët marrin një shumicë të madhe absolute dhe Keir Starmer, si lider i partisë më të votuar, do të bëhet kryeministri i ardhshëm.

Partia e tij, sipas "exit poll"-it, pritet t'i ketë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërkohë partia konservatore pritet të kenë 140 vende në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, sipas sondazhit, shkruan BBC.

Partia Laburiste ka siguruar një shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, duke shfrytëzuar një valë zhgënjimi me 14 vjet qeverisje nga Partia Konservatore, tregoi rezultati i një “exit poll”-i që u publikua menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, në natën e së enjtes, 4 korrik.

“Ne ia dolëm! Ndryshimi fillon tani. Partia Laburiste ka ndryshuar, është e gatshme t'i shërbejë vendit tonë, e gatshme të rikthejë Britaninë në shërbim të njerëzve që punojnë. Mandati vjen me përgjegjësi të mëdha. Ne duhet ta kthejmë politikën në shërbim të publikut. Ky është testi i madh i politikës në këtë epokë: lufta për besim është beteja përcaktuese e epokës sonë. Fillimisht vendi, pastaj partia është një parim udhëzues.” tha lideri laburist Keir Starmer në fjalimin e tij për të komentuar rezultatin e votimit në Britaninë e Madhe raporton Guardian.

Elektorati duket se i ka dhënë një goditje të madhe konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak, të cilët ndodhen në pushtet që nga viti 2010.

Më vjen keq, urova Starmer për fitoren, tha Sunak ndërsa pranoi humbjen

Disa orë më pas në fjalimin e tij të fundit jashtë "Doëning Street Number 10" mori përgjegjësinë e plotë për humbjen e rëndë të konservatorëve dhe dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Konservatore.

“Më vjen keq dhe u kërkoj falje të gjithë qytetarëve që nuk arritëm t’i kënaqim. Dua t'u kërkoj falje deputetëve që humbën vendet. Unë i dhashë gjithçka qeverisë, por ju dërguat mesazhin se qeveria duhet të ndryshojë,"-theksoi ai.

Në zgjedhjet e vitit 2019, konservatorët fituan 365 vende dhe laburistët 202. Që atëherë, dorëheqjet, përjashtimet dhe disa ngjarje të tjera e reduktuan shumicën e konservatorëve. Aktualisht, konservatorët kanë 344 vende, kurse laburistët 205.

Sunak, i cili e zëvendësoi Trussin, më pak se dy vjet më parë, shpalli zgjedhjet e 4 korrikut pavarësisht sondazheve që parashihnin humbje të partisë së tij. Analistët vlerësuan se ai e pa arritjen e disa sukseseve në ekonomi - sikurse rënia e inflacionit dhe rritja ekonomike - si momentin më të mirë për të çuar vendin në zgjedhje. Ky është rezultati më i keq për konservatorët që nga viti 1834, kur u themelua.

Sunak do t'ia paraqesë zyrtarisht dorëheqjen mbretit sot pasdite. Starmer, si udhëheqës i partisë fituese, do të takohet më pas me mbretin, i cili do t'i kërkojë atij ta formojë një Qeveri.

Më pas, kryeministri i ardhshëm zakonisht shkon në Doëning Street për ta mbajtur një fjalim para publikut. Gjatë ditëve në vijim, udhëheqësi i ri do ta fillojë emërimin e ministrave të Qeverisë, duke filluar nga postet e larta dhe duke kaluar në role me më pak përgjegjësi.

Parlamenti pritet ta rinisë punën më 9 korrik. Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit do të zgjidhet nga radhët e deputetëve të Parlamentit. Secili deputet më pas do ta bëjë betimin për besnikëri ndaj mbretit ose do ta bëjë një pohim solemn (deklarim se do ta thotë të vërtetën). Kjo procedurë zakonisht zgjat disa ditë.

Hapja e Parlamentit dhe Fjalimi i Mbretit, që përcakton programin e legjislacionit të Qeverisë për seancën parlamentare, priten më 17 korrik, megjithëse kjo datë mund të ndryshohet nga Qeveria e ardhshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Humbi zgjedhjet në Britani, Sunak jep dorëheqjen nga udhëheqja e konservatorëve: Faji im

Rishi Sunak ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Konservatore.

 Në fjalimin e tij të fundit jashtë "Doëning Street Number 10" mori përgjegjësinë e plotë për humbjen e rëndë të konservatorëve.

“Pas këtij rezultati, unë do të jap dorëheqjen si lider i partisë, jo menjëherë, por pasi të jenë bërë marrëveshjet formale për të zgjedhur pasardhësin tim.” Kështu tha Rishi Sunak, kryeministër në largim në krye të Partisë Konservatore, duke folur jashtë Doëning Street pas fitores së Laburistëve në zgjedhjet legjislative të mbajtura dje.

“Është e rëndësishme që, pas 14 vitesh qeverisje, Partia Konservatore të rindërtohet, por edhe të rifillojë rolin e saj vendimtar si opozitë në mënyrë profesionale dhe efektive,” shtoi ai.

Duke iu referuar fituesit të zgjedhjeve, Sir Keir Starmer, ai tha se kundërshtari i tij politik ishte "njeri i denjë, me shpirt, të cilin e respektonte".

Pas deklaratës së tij publike, Sunak pritet që të takohet edhe me mbretin Charles III për t'i paraqitur zyrtarisht edhe dorëheqjen nga posti i kryeministrit për t'i hapur rrugën qeverisë së re

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Londra: 05/07/2024 15:05

    Per 24 ore u kry zhdo gja. Jo si ne shqipnin nje vite

    Përgjigju
  • Beni: 05/07/2024 12:52

    Shyqyr u bo Indiani me thone na mbyten emigrantet ai nk e shef veten ne paqyr qe nuk esht anglez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë