LEZHË -Një 20-vjeçar nga Laçi është vënë në prangat e policisë së Lezhës në saj të operacionit të koduar 'Gurra' për shkak se akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
I arrestuari është K.P.,20 vjeç, i cili është kapur në flagrancë teksa shpërndante kanabis. 20-vjeçari pas kontrolleve në banesën e tij i janë gjetur edhe me 30 qese të vogla farmaceutike të cilat mendohet se do përdoreshin për ndarjen e dozave të kanabisit, një peshore elektronike, 315 000 lek të reja dhe 375 euro të prerjeve të ndryshme.
Tashmë i riu do të përballet me akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”