Laç, shkëmbim zjarri në qendër
vriten vëllezërit, 3 plagosen

Laç, shkëmbim zjarri në qendër<br />vriten vëllezërit, 3 plagosen
LAÇ – Dy të vdekur dhe një 3 plagosur nga një shkëmbim zjarri në qendër të qytetit të Laçit paraditen e sotme. 

Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se ka patur një shkëmbim zjarri mes vellezerve Syziu dhe kushërinjve Krosi, të cilët janë arrestuar pas ngjarjes në tentativë per t'u larguar megjithëse ishin të plagosur.

Biznesmeni Lek Syziu, 60 vjeç dhe i vëllai i tij Pal Syziu, 45 vjeç, janë vrarë ndërsa janë plagosur autori Arben Krosi 43 vjeç, kushëriri i tij Eri Krosi 26 vjeç si dhe Ndrec Prendi 56 vjeç,  kalimtar i rastësishëm. Vrasja ndodhi në para prokurorisë tek lokali pronë e vëllezërve, rreth orës 10:30
 
Nga të dhenat e para bëhet e ditur se konflikti mes Arben Krosit dhe vëllezërve Syziu kishte nisur prej dy vitesh për shkak të truallit ku ishte ndërtuar një lokal që poseidohej nga viktima.

Së fundmi Arben Krosi u kishte kërkuar vëllezerve Syziu një qera për kohën e shfrytëzimit të truallit që pretendohej prej tij, por që nuk ka gjetur pëlqimin e pronarëve të objektit.

Mos arritja e një dakortësie mes tyre është bërë shkak që edhe të nisë ky konflikt, i cili sot është shoqëruar edhe me përdorimin e armëve, që solli vdekjen e vëllezerve Pal dhe Lek Syziu si dhe plagosjen e autorit, kushëririt të tij që e shoqëronte si dhe të një kalimtari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në

Kjo është vrasja e dytë në këtë qytet brenda dy ditëve. Ditën e votimit në këtë qytet u vra dhe Gjon Gjoni, simpatizant i LSI-së dhe u plagosën kandidati për deputet i PD-së, Mhill Fufi dhe i afërmi i tij Kastriot Fufi.
 
Lajmi u përditësua, fillimisht u publikua në10:38 dhe më pas u përditësua

Redaksia online
(s.g/ar.sh/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara