Lojatër e Partizanit duke festuar shënimin e golit të parë nga Fazliu
-Pas pak çerekfinalja e fundit Apolonia-Tirana
 TIRANË, 18 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Laçi ka mundur me rezultatin 3-0 Partizanin, duke eliminuar kështu skuadrën e Shpëtim Duros.
Fitorja e kurbinasve ishte një rezultat i paparashikuar, pasi fitorja 2-0 në ndeshjen e parë e të kuqve, një prej skuadrave me mbrojtjen të mirë të kampionatit të linte pak për të imagjinuar një eleminim të tillë.
Por, futbolli është sporti i surprizave dhe kurbinasit nisën të jetësonin magjinë e tyre në pjesën e dytë.
Në minutën e 55' Xhejmës fiton një 11-të metërsh,që e kthen vetë në gol. Ky episod i kushton shumë të kuqve, pasi gjyqtari ndëshkon me të kuq mbrojtësin e partizanit, Muskajt. Pas kësaj fusha ishte e Laçianëve dhe ishin ato që gjetën dyfishuan rezultatin në minutën e 78' me autor Meton, ,ndërsa në minutën e 120', pra në sekondat e fundit të kohës së dytë shtesë, ishte Çetkoviç. Tashmë Laçi me këtë fitore i bashkohet dy skuadrave të tjera gjysmë finaliste të kupës së shqipërisë, Skënderbeut dhe Kukësit.
Në orën 17:00 nis dhe takimi i fundit çerekfinal, ai mes Apolonisë dhe Tiranës, ku ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2.
Programi i takimeve:
15:00 Kukësi-Vllaznia 0-0 (2-0)
15:00 Laçi-Partizani 3-0 (3-2)
15:00 Skënderbeu-Flamurtari 3-1 (4-2)
17:00 Apolonia-Tirana (2-2)
/f.n/