Laçi i shtyn festën e titullit, Tirana nuk gëzon as këtë javë! Partizani rikthehet te fitoret, Dinamo në kategorinë e dytë

Festa e Tiranës për titullin kampion është shtyrë të paktën edhe për një javë. Kjo pasi bardheblutë janë mposhtur 1-0 në përballjen kundër Laçit, që mban vendin e dytë. Goli e vetëm të takimit në Kurbin e realizoi Guindo në pjesën e parë.

Sakaq Partizani edhe pse luajti për më shumë se 50 minuta me një lojtar më pak ka fituar 3-1 derbin me Dinamon. Madje një nga golat të kuqtë e realizuan në ekstrimin e lojës ku morën 3 pikët.

Ndërkohë të shtunën Vllaznia që nuk fiton prej 5 ndeshjesh do të presë Skënderbeun që tashmë mund të kosniderohet i rënë nga kategoria, por vetëm matematika e mban në lojë.

“Ska asnjë ndeshje të lehtë, duhet vlerësua maksimalisht, duke ditur edhe ecurinë e gjatë këtyre javëve. Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat kemi 2 humbje dhe 3 barazime. Po shënojnë shumë pak kështu që duhet të jemi serioz në fushën e lojës,”-deklaroi Elvis Plori, trajner i Vllaznisë.

Sfida tjetër e ditës së shtunë vlen për t’I shpëtuar ‘play-off’ dhe luhet mes Kastriotit dhe Egnatias.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës