Laçi ka marrë një rezultat surprizë në ndeshjen e parë eliminatore të ‘Europa League’ pasi ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj një kundërshtari të vështirë si Hapoel Beer-Sheva. Në Laç të besuarit e Starovës e nisën me marshin e pestë pasi zhbllokuan rezultatin që në minutën e 5, me sulmuesin Nuabueze.
Përveç goli Laçi në pjesën e parë shkëlqeu edhe në lojë, pasi në një rast goditi edhe shtyllën. Gjithsesi në pjesën e dytë izraelitët ishin më këmbëngulës dhe barazuan rezultatin në minutën e 78 me futbollistin Levi. Deri në fund nuk pati më ndryshime, ndërsa çështje e kualifikimit mbetet të diskutohet në ndeshjen e kthimit.