Lady Gaga: Babai më shpëtoi nga droga

Lady Gaga: Babai më shpëtoi nga droga
Këngëtarja e njohur, Lady Gaga tha se dashuria ndaj babait e ndihmoi për të shpëtuar nga droga, të cilën filloi ta merrte në vitin 2005 vetëm për të rritur famën, gjë që ishte një gabim i madh nga ana e saj. “Babai im është një burrë shumë i fuqishëm, një njeri i mrekullueshëm. Kështu një ditë ai më pa dhe më tha: ‘Ti je vetëm një fëmijë. Unë dua vetëm të tregoj se nëse do të takosh ndokënd në këtë gjendje, dhe çdo shok që do të kesh në të ardhmen, ti do ta humbësh’. Ndërsa unë e pashë dhe e dija se kisha gabuar me jetën time. Por ai kurrë nuk më tha asnjë fjalë për drogën”, pohoi Gaga. I jam mirënjohëse babit tim që më ndihmoi për t’u çliruar nga droga, sepse nga ajo që isha nuk kishte mbetur më asgjë, dhe tani jam shumë mirë”, tha Lady Gaga.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot