Lady Gaga i shpall luftë bulimisë

Lady Gaga i shpall luftë bulimisë
Artistja e njohur ka deklaruar së fudmi se është në një betejë të hapur kundër bulimisë, një sëmundje të cilën e ka vuajtur për një kohë gjatë. Gjatë një interviste për rrjetin televiziv MTV në Britaninë e Madhe, Lady Gaga ka pranuar se gjendja e saj shëndetësore ka qenë kritike, madje ka rrezikuar edhe zërin, pikërisht për shkak të bulimisë. “Tani më duket normale të flas për këtë sëmundje, sepse nuk vuaj më, por kujtoj se kam kaluar shumë stres, sidomos gjatë kohës kur isha në gjimnaz. Edhe pse kisha trupin e një balerine thatanike, nuk arrija të kuptoja që unë kisha probleme”-rrëfeu Gaga. Madje, këngëtarja për shkak të bulimisë u tërhoq nga muzika për një periudhë, deri në përmirësimin e zërit, pasi mjekët i kishin thënë acidi i kishte dëmtuar kordat e zërit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024