Ditën e Krishtlindjeve Lady Gaga do të bëjë një dhuratë tepër të këndshme fansave të saj. Sipas përshkrimeve që ka dhënë do të jetë një këngë e regjistruar live dhe jo e censuruar. Ajo do të hedhë online një këngë të re, të paktën siç ka premtuar në Twitter. “Ditën e Krishtlindjeve do të prezantoj një këngën të re që nuk është publikuar asnjëherë, është lënë jashtë nga Born This Way!”, – ka shkruar ylli i popit në profilin e saj në rrjetin social. Fansat po e presin me padurim, ndërkohë që Lady Gaga, e shpallur si artisja më e pasur e 2011, ndërsa ka premtuar edhe disa projekte të reja për vitin 2012.