Lady Gaga: ''Konsumoja drogë
sepse ndihesha vetëm''

Lady Gaga: ''Konsumoja drogë <br />sepse ndihesha vetëm''
Gjatë një interviste për emsionin The Conversation ëith Amanda de Canedet këngëtaja e famshme Lady Gaga ka rrëfyer për depresionin e saj në moshën 19-vjeçare, i cili e kishte shtyrë të fillonte përdorimin e lëndëve narkotike. “Çdo ditë shkoja në shtëpi dhe ulesha. Ishte qetë dhe vetmi. Vetëm pianoja ime dhe unë. Kisha televizorin, i cili rrinte vazhdimisht ndezur në mënyrë që unë të ndjehesha sikur dikush qëndron ulur me mua. Dukej se droga ishte miku im. Asnjëherë nuk kam marrë me njerëz të tjerë. Është një mënyrë e trishtueshme e plotësimit të zbrazëtirave në jetë, sepse ajo në fakt vetëm sa e rrit zbrazëtinë”, - është shprehur Lady Gaga. Gjithashtu ajo ka theksuar faktin se nuk konsumonte më lëndë narkotike dhe se kishte dalë nga ajo gjendje.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes