Në një intervistë të fundit të Lady Gaga, këngëtarja pranon se ka “përgjuar” prindërit teksa bënin seks. Shkak ka qenë mungesa e derës e cila lidhte dhomën e gjumit të prindërve me korridorin, duke bërë që zhurmat të depërtonin në dhomën e saj e të motrës. “Fëmijërinë time e kam kaluar duke dëgjuar nënën dhe babin duke bërë dashuri. Dhomat nuk kishin dyer, kështu që unë dhe motra mund të dëgjonin çfarë ishim duke folur, pa llogaritur momentet intime”- tha këngëtarja. Edukimi liberal dhe diskutimet e hapura e kanë bërë këngëtaren atë që është sot, madje ajo ende jeton me prindërit. Edhe u shpall artistja më e pasur e vitit, ajo ende nuk ka një shtëpi, por preferon të qëndrojë me familjarët e saj.