Lady Gaga në shkurt në Harward

Lady Gaga në shkurt në Harward
Artistja Lady Gaga i mban premtimet. Ashtu siç edhe kishte premtuar ajo do të hapë fondacionin e saj ‘Born This Way’ në një ceremoni zyrtare e cila do të mbahet në universitetin e Harward-it në shkurt. Këngëtarja do të përfshihet në një aktivitet më të thellë bamirësie, duke pasur si qëllim promovimin dhe fuqizimin e të rinjve. Në këtë nismë këngëtarja do të mbështetet nga e ëma, Cynthia Germanotta, e cila do të jetë në drejtimin e këtij fondacioni. Gaga ka thënë se do të përpiqet që përmes këtij fondacioni të gjejë mënyrat më të mira për të arritur deri te të rinjtë, në mënyrë që të zhvillojë tek ata shumë cilësi, që vështirë të gjenden tek gjenerata e sotme. Pasi ka dhënë një koncert vitin e shkuar në Indi, Lady Gaga ka deklaruar se do të financonte hapjen e një shtëpie fëmijësh, të cilin pritet ta finalizojë përmes fondacionit të saj.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës