“Nëna Monster” Lady Gaga vijon publikimet e produksioneve të saj më të fundit. Ajo ka publikuar një pjesë të këngës “Swine”, e cila është pjesë e albumit me titull “Artpop” ende të papublikuar.

Gaga gjithashtu postoi një video në të cilën shfaqen pjesë nga përgatitjet për performancën e saj, e cila do të zhvillohet në Londër, ku ajo do të këndojë këngët e saj më të reja.

Ndërkohë këngëtarja ka bërë të ditur se ka realizuar një këngë kushtuar stilistes Donatella Versace, e cila titullohet “Donatella”.

lady gaga

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)