“Nëna monster është kthyer” kështu ka qenë diçitura në rrjetin social Facebook , e këngëtares së njohur Lady Gaga, për publikimin e videos së saj më të re “Applause”.

lady gaga

Gjatë fillimit të muajit gusht ajo kishte publikuar vetëm versionin audio pa klip, ndonëse ishte lajmëruar se “Applause” do të publikohej së bashku me videon e realizuar nga bashkëpunëtorët  e Gagës si Inez dhe Vinoodh.

lady gaga

Si gjithnjë edhe kjo video e Gagës e shfaq këngëtaren mjaft ekstravagante dhe me lëvizje koreografike.