Edhe pse ata kohët e fundit ndërprenë lidhjen e tyre për shkak se këngëtarja Lady GaGa dëshironte t’i përkushtohej karrierës së saj, Taylor Kinney (30) e vizitoi atë në Azi dhe shpreson që ish e dashura do t’i jap një mundësi të dytë.
Edhe pse ata kohët e fundit ndërprenë lidhjen e tyre për shkak se këngëtarja Lady GaGa dëshironte t’i përkushtohej karrierës së saj, Taylor Kinney (30) e vizitoi atë në Azi dhe shpreson që ish e dashura do t’i jap një mundësi të dytë. Këngëtarja, siç thonë kolegët, u gëzua kur u takuan. Ajo ishte në depresion dhe e trishtuar, sepse aktivistët myslimanë kohët e fundit ia kanë arritur qëllimit, që ta ndalonin Lady GaGan të mbante koncert në Indonezi. Ditë më parë policia e këtij shteti deklaroi se ka vendosur t’i ketë parasysh kërkesat e këtyre radikalëve për shkak të shqetësimeve për siguri. Mendohej se koncerti i yllit muzikor, Lady GaGa, në Jakartë, do të ishte show më i madh në turneun e saj në Azi, pasi pjesa më e madhe e 40 mijë biletave raportohet se janë shitur. Su/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
Po
86.3%
Jo
8.5%
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1826
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?