Këngëtarja do të udhëtojë në Uashington, por nuk do të takojë dot fansin e saj Barack Obama, i cili atë moment do të ndodhet në Kansas ku do të mbajtë një fjalim mbi ekonominë amerikane. Sipas medias amerikane statistikat e Shtëpisë së Bardhë tregojnë se 13 milionë nxënës bëhen pre e ngacmimeve nga shokët gjatë viteve të shkollës, shifër e cila është sa 1/3 e numrit të përgjithshëm të studentëve në Amerikë.