Këtë të shtunë aksidentet ishin të shumta në rrugët e Shqipërisë, e kryesisht shkak është bërë lagështia për shkak të reshjeve të shiut që përfshinë vendin, ndërsa raportohet për 13 të plagosur.
Një shtetas nga Kosova mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Rrugën e Kombit. Në segmentin Morinë-Kukës, makina që ai drejtonte u përplas me trafik-ndarëset e rrugës, por pa bllokuar lëvizjen e automjeteve.
Një tjetër aksidenti ndodhi në aksin Fier-Mallakastër, te Qafa e Lalarit. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe të dy drejtuesit e automjeteve, bashkë me një pasagjer mbetën të plagosur.
Edhe në këtë rast, sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak për aksidentin të ketë qenë lagështia më rrugë.
Po ashtu edhe në Shkodër, në fshatin Shelqet ka ndodhur një aksident, ku raportohet për 3 të plagosur, nga të cilët një në gjendje të rëndë.
Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Elbasan- Peqin. Për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht kanë marrë plagë të lehta dhe të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë lagështia në rrugë.
Aksident mëngjesin e sotëm ka ndodhur edhe në Elbasan. Një makinë ka përplasur drejtuesin e motorit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
Një aksident ka ndodhur në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Një tjetër aksident ka ndodhur në vend. Në fshatin Shelq në Shkodër ka ndodhur një aksident i shumëfishte, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, nga të cilët një është në gjendje të rëndë.
Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Lalarit në aksin Fier-Mallakastër.
Mësohet se drejtuesi i mjetit E.R, 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues K. K., 37 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë lagështia më rrugë për shkak edhe të reshjeve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Luzat", automjeti tip "Dacia", që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip "Seat", me drejtues shtetasin H. S.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Dacia", shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip "Seat", shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Nuk e ka fajin lageshtia por shpejtesia
PërgjigjuNuk ka faj lageshtia por paaftesia
PërgjigjuSepse i kane gomat fush pa lule dhe asfalti eshte i konsumuar dhe plohte pluhur e para kjo e dyta nuk dine makinat pasi shiu i pare qe bie e bene rrugen te rreshqitshme e ke ne teori dhe pyetje provimi dhe duhet te ecesh ngadal se perfundon si ne keto pamje.E pra kjo eshte pasoja e patentave te blera.
Përgjigju