Rrugë të prishura, të pashtruara, gropa e pellgje me ujë.
Banorët e lagjes “24 Maji” në qytetin e Vlorës vuajnë prej gati 3 dekadash mungesën e infrastrukturës rrugorë.
"Kam 27 vjet që kam ardhur. Fëmijën e kam prurë 1 vjeç tani është 26 vjeçe."
![]()
"Kam qenë në Greqi, kam tre vjet që jetoj këtu dhe është mos më keq, mos më keq."
Shirat e nxjerrin më në pah problematikën. Banorët ndihen të harruar nga pushteti që shkon atje veç për të kërkuar vota.
"Asnjëherë sa herë që afrohen votimet, sjell ndonjë zhavorr e mbushin këto gropat e tungjatjeta."
"Vijnë 5 minuta aty i fusin një skrep dhe kërcasin ikin."
Banorët e tregojnë hapur zhgënjimin dhe premtimet boshe që u japin politikanët në fushata zgjedhore.
"Na kanë gënjyer 300 mijë herë sa herë që i takojmë aq herë na gënjejnë. Nuk kam asnjë lloj besimi janë të tërë gënjeshtarë."
"Nesër tha një zonjë e zotëri do vijmë. I kërkuam kazan për plehrat. Gënjyen gjoja e matën e asgjë."
Lagjia 24 maj në Vlorë është një nga lagjet më të populluara. Numëron 250 banesa por duket që është lënë jashtë vëmendjes së bashkisë së qytetit
/LR/Shqiptarja.comKomente

