Lagja e re në Laç drejt përfundimit, Rama: Zemra e rilindur e qytetit së shpejti jetëzohet me 524 apartamente

Lagja e re në Laç drejt përfundimit, Rama: Zemra e rilindur e qytetit së shpejti jetëzohet me 524 apartamente

Lagja e re në Laç

LAÇ-Më 23 dhjetor të vitit të kaluar, në një ceremoni të posaçme, u hodhën në Laç në mënyre simbolike themelet e lagjes së re të qytetit, të financuar nga qeveria turke. Ceremonia ishte edhe një 'celebrim' i miqësisë mes 2 vendeve, me praninë e kryeministrit Rama, ministri të rindërtimit Ahmetaj, ministrit turk të Infrastrukturës, Murat Kurum, teksa nga Turqia pati një komunikim live edhe të presidentit Recep Erdogan.

8 muaj më vonë, Laçit duket se shumë shpejt do t'i jetëzohet lagjja e re me 524 apartamente, ku do të strehohen familjet e mbetura pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Pamjet nga puna që është bërë deri më tani i publikoi mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama.

 “MIRËMËNGJES , dhe me zemrën e rilindur të Laçit, që së shpejti do të jetëzohet me 524 apartamente me standarde të larta, në 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama krahas pamjeve të publikuara.

Këto pamje i përkasin Zonës 1 të lagjes së re në Laç, e cila financohet nga qeveria turke, ndërsa ka edhe një zonë 2, që ndërtohet  nga qeveria shqiptare.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin