Lagjja e Re në Ndroq me rrugë të reja

Lagjja e Re në Ndroq me rrugë të reja

Fshati do jetë në qendër të vëmendjes së Bashkisë së Tiranës në këtë mandat të dytë të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ashtu siç edhe premtoi gjatë fushatës, të gjitha zonat rurale do kenë më shumë investime, kryesisht në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve por edhe për të afruar sa më shumë prodhimet bujqësore dhe blegtorale me tregjet e kryeqytetit.

Kështu, Bashkia e Tiranës ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm që u vjen në ndihmë banorëve të Lagjes së Re në Njësinë Administrative Ndroq,duke asfaltuar disa rrugë të saj dhe duke sjellë në këtë zonë standardet më të mira në infrastrukturën rrugore. Por ata që përfitojnë edhe më shumë janë fëmijët e kësaj lagje të cilët frekuentojnë shkollë “Ymer Kurti”.

Kjo pasi falë këtij investimi është asfaltuar edhe rruga që të çon në këtë shkollë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive