Lagjja ‘Fushë-Mbret” në Elbasan 20 vite pa infrastrukturë! Edhe rrugët e periferisë në Vlorë 'pushtohen' nga gropat

Është vetëm 1 km larg qytetit të Elbasanit, por lagjja “Skëndërbej” ose siç quhet ndryshe Fushë-Mbret le për të dëshiruar. Janë rreth 1500 banorë të kësaj lagje që prej më shumë se 20 vitesh vuajnë problemin e mungesës së infrastrukturës në rrugë, situatë që vështirësohet në ditët me shi.

 “Këtu ka ngelur për arsye fondi, siç na ka thënë një inxhinier dhe asgjë më shumë”, thotë një banor.

“Kjo rrugë ka shumë vite. Na shqetëson se rruga e pashtruar, bëhet vetëm baltë. Bjë kërkesë, po as e kanë vënë ujin në zjarr hiç”, shprehet një banor tjetër.

E njëjta situatë shfaqet dhe në një prej lagjeve afër ish-stacionit të trenit në periferi të Vlorës, ku pamjet tregojnë sesi gropat kanë pushtuar rrugën.

Mosfunksionimi i kanalizimeve, ndriçimi i rrugëve dhe mungesa e kontenierëve të mbeturinave janë disa nga problematikat që hasin banorët e lagjes “Bashkimi” në prej më se 3 dekadash.

“Kur bie shi, mbytet e gjitha kjo rruga këtu”, shprehet një banor

“Kur bie shi, bëhet shumë keq këtu. Është keq shumë, nuk ve dorë njeri fare. Ndriçim rrugor nuk ka fare, kur i marrin taksat të gjitha me ndriçim me të gjitha. S’ka një kazan për plehrat aty”, tregon një banor tjetër i lagjes.

Situata me infrastrukturën rrugore është problematike edhe në lagje periferike të Vlorës, të cilat prej vitesh janë lënë jashtë vëmendjes së Bashkisë.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 02/02/2022 19:02

    Un do ja u Leia 200 vjet dilni e beni senior neper lokale duke folur per ps pd e LSI me keq akoma ju pafsha ordiner popull. Kerkoj pra te drejtat e tua legjitime...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?