Pas 98 ndeshjeve të zhvilluara, 5 golave të shënuar dhe Kupës së Botës së fituar në mitikun “Maracana” kapiteni Filip Lahm ka vendosur që të tërhiqet nga kombëtarja gjermane e futbollit në momentin më të mirë të mundshëm.
Aktualisht, Lahm është 30 vjeç dhe mund të luajë në Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë, por nuk përjashtohej mundësia që të ishte edhe në Botërorin e Rusisë më 2018. Megjithatë sipas prestigjiozes gjermane ‘Bild’ mbrojtësi legjendar është i bindur me vendimin se në kombëtare nuk do të rikthehet më duke e mbyllur me ngritjen e trofeut më të lakmuar në botë më 13 Korrik 2014.
Lahm ka qenë një nga shtyllat e ekipit të ‘pancerave’ në mbrojtje, por kohët e fundit edhe në mesfushë, teksa shtynte përpara në sulm. Vendimin e ri, Lahm e ka justifikuar me angazhimin vetëm në ekipin e Bajernit të Mynihut. Ky ishte lajmi më i hidhur që mund të merrnin tifozët e ekipit Kombëtar të Gjermanisë që pas ngritjes së Kupës së Botës për herë të katërt në Botërorin e Brazilit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com