Lajçak vizitë në Beograd, takon Vuçiçin: Do diskutojmë për takimin e radhës me Kurtin në Ohër
Lajçak dhe Vuçiç, foto ilustruese
I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar një vizitë në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak viziton Beogradin disa ditë pas vizitës dyditore në Prishtinë, ku është takuar me Kurtin, Presidenten Osmani dhe opozitarët.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se gjatë takimeve të kaluara me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka diskutuar se çfarë mund të bëhet sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Por nëse dikush nuk është i gatshëm as të bisedojë, e lëre më të zbatojë Asociacionin e komunave serbe, atëherë kjo nuk ka kuptim”, ka thënë Vuçiq më 23 mars, para takimit me Lajçakun në Beograd.
Ai ka bërë të ditur se në prag të udhëtimit të tij në Ohër, për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe Lajçakun, ai do t’i adresohet popullit rreth pozicionit të tij për Kosovën.
“Do ta them si i shoh gjërat dhe çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Të mërkurën dhe të enjten, do të flas sa u përket Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Vuçiq.
Fokusi i bisedimeve pritet të jetë rruga drejt zbatimit të së ashtuquajturës, Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel, sipas kryediplomatit evropian, Josep Borell. Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3108
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kimete Berisha: Gruaja misterioze!
27 Nëntor, 11:41
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor, 16:30
-
Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin
26 Nëntor, 10:29
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:43
-
Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE
25 Nëntor, 15:41
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21