Në garë për bashkinë e Tiranës, Përnaska në Report Tv: PD është shpërbërë në tre pjesë, njerëzit s’kanë shpresë te e djathta! Përçarja ka fuqizuar mazhorancën

Lajla Përnaska, kandidate me PDIU-në për bashkinë e Tiranës thotë se Partia Demokratike është shpërbëre dhe njerëzit nuk kanë më shpresë te PD-së. E ftuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ish-deputetja demokrate u shpreh se tashmë situata brenda PD-së është e trishtë dhe se njerëzit ndihen të papërfaqësuar.

'Realiteti politik është ky që është PD. Na përjashtoi nga radhët e saj në kohë të ndryshme në ecurinë e viteve jashtë vullnetit tonë personal. Kanë mbyllur dyert sidomos ndaj njerëzve që kishin investim. Ishte e trishtë që ta shihje që shkonte gjithmonë e më shumë drejt tkurrjes. PD ishte strukturuar si një parti shumë e madhe. Shoh një shpërbërje të PD-së dhe fakti është se ne që jemi jashtë strukturave jemi më tepër se ato që janë brenda. Fatkeqësisht vazhdon në një krizë konflikti të brendshëm që nuk prodhon asgjë. Jo sot por qëkur filluan përplasjet me sfurqe dhe me drunj. E djathta është jashtë përfaqësimit. Braktisën zgjedhjet lokale dhe lanë terrenin bosh. PD është e papërfaqësuar. Kjo situatë e krizës së brendshme të PD-së ka bërë që një kontingjent shumë i madhe që janë zhgënjyer janë tërhequr dhe nuk shohim asnjë lloj alternativë dhe ndihen të papërfaqësuar. Janë shumë të paqartë me qëndrimet politike, dhe kjo e ka bërë Akoma më të pashpresë situatën dhe ka larguar njerëzit nga e djathta.’- u shpreh Përnaska.

Për Përnaskën, përçarja e PD-së ka fuqizuar edhe më tej mazhornacën, ndërsa shtoi se pjesa më e madhe e demokratëve janë jashtë strukturave të këtyre dy fraksioneve.

‘Mazhorancën pushtetit ja ka dhënë përçarja e PD-së. E kanë bërë këto dy grupe. Ju duket se ka gjasa se ka bashkuar energjitë e të djathtës dhe kanë ngelur të përçahen. Ku është realiteti. Përçarja brenda PD-së në tre pjesë. Janë tre pjesë që janë ndarë. Pjesa më e madhe jemi në jashtë strukturave. Që janë totalisht të përjashtuar. Votuesit të djathtë duhet t’i krijohen alternativa. Gara është thelbi ku secili duhet të zgjedhë, duhet t’i lihet qytetarit.’- tha Përnaska.

Sipas Përnaskës Tirana ka nevojë për një menazhim të ri. Ajo i qëndron mendimit se kryetarokracia ka uzurpuar politikën në vend e për pasojë edhe institucionet, duke bërë që këtë gjë ta vuajnë në kurriz qytetarët.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb