Aksident me vdekje në Shkodër, makina përplas 70-vjeçarin (VIDEO-EMRI)

SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur Guri i Zi në Shkodër ku një makinë ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, një 70-vjeçar i identifikuar si Njac Rroku, ka humbur jetën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka qënë vetë drejtuesi i mjetit, me iniciale A.D.,  ai që e ka dërguar 70-vjecarin në spital por fatkeqësisht i moshuari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër 

Informacion paraprak

Më datë 19.10.2018, rreth orës 09.50, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar një person i cili më pas ka ndërruar jetë.

Nga verifikimet e bëra nga policia, shtetasi Nj. Rr. rreth 70 vjeç nga fshati Guri Zi duke udhëtuar me ciklomotor, dyshohet se e ka përplasur mjeti tip Volkswagen me pronar shtetasin A. D. banues në Shkodër në vendin e quajtur qendër Guri i Zi.

Shtetasi A. D., pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe në këto momente është kapur nga Policia .

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë