TIRANË- Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një apartament te ‘Rruga e Kavajës’ në kryeqytet. Report Tv mëson se shkak ka qenë bombola e gazit, ku fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në banesën në pronësi të A. B..
Siç shihet nga pamjet që Report Tv, zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke penguar që flakët të përhapen dhe në banesat e tjera të pallatit.
Komento