Tiranë- Një zjarr raportohet të ketë rënë pak minuta më parë tek dy kullat binjake në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Burime të Report Tv’ dhe Shqiptarja.com kanë mësuar se zjarri ka rënë në panelin elektrik, në katin e 13 të një prej kullave. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndonëse tymi u përhap edhe në zyrat e gjithë katit, përfshi këtu edhe zyrën e avokatit Maks Haxhia.

Zjarrfikëset mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe shuan flakët.

Paneli elektrik ku ra zjarri

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 20.08.2018, rreth orës 12:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në gabinën elektrike të një qendre tregtare ka dalje tymi dhe dyshohet për rënie zjarri.

Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, po punohet për konstatimin e zjarrit dhe fikjen e tij.